22/07/2025

Ku këtë verë?

Ohri dhe Struga prej kohësh janë destinacionet më të preferuara verore për vizitorët vendas dhe të huaj. Çdo verë është e veçantë, pikërisht për shkak të lokaleve të gjalla të njohura të Ohrit, plazheve të mbushura të Strugës, shijimit të perëndimit të diellit dhe jetës së natës plot me argëtim, koncerte dhe ahengje deri në orët e hershme të mëngjesit, që krijojnë një magji të veçantë verore.

Këtë sezon, përdoruesit e IQOS-it do ta ndjejnë edhe më fuqishëm ritmin e destinacioneve të tyre të preferuara verore, falë programit të ri veror në hapësirat e njohura IQOS Spaces, që kombinojnë më të mirën nga argëtimi dhe kultura.

Nëse je për atmosferë ditore dhe argëtim të mirë, atëherë:

Çdo të shtunë rezervoje për një nga plazhet më të njohura në Ohër – Park Golden Beach. Pikërisht këtu, pranë liqenit, të pret një program veror argëtues për kënaqësi maksimale me shumë energji pozitive.

Nëse planet të çojnë drejt Strugës dhe plazheve të saj, beso që VERSUS beach bar është vend që duhet vizituar patjetër. Çdo të diel, në Versus do të gjesh vendin ideal për të shijuar muzikë të këndshme dhe një atmosferë të shkëlqyer.

Diku mes ahengjeve dhe pushimit në plazhet popullore, çdo të martë në lëndinën e njohur para SU restaurant & bar të pret një kinema e hapur me filma të zgjedhur me kujdes, perfekt për mbrëmje të relaksuara pranë liqenit.

Në ahengjet e mbrëmjes qëndron magjia – nëse di ku është argëtimi i vërtetë

Ohri merr një dimension të ri dhe ritëm gjatë orëve të mbrëmjes. Nëse të pëlqejnë ahengjet e mira, atëherë duhet të dish që çdo të premte në HARBOUR Club, në Ohër të presin muzikë dhe artistë që do të të bëjnë të qëndrosh më gjatë se sa ke planifikuar – dhe për përdoruesit e IQOS-it ka edhe shumë surpriza.

IQOS i

Pikërisht në Harbour Club, Ohër, më 25 korrik, do të ndodhë eventi i parë që zyrtarisht do të hapë programin veror, ku do të performojë një nga talentet më të dashura muzikore në vendin tonë – pop këngëtarja e njohur, Aleksandra Janeva. Ngjarja i kushtohet prezantimit të portofolit të ri IQOS ILUMA i dhe është pjesë e platformës IQOS CURIOUS X, një projekt që mbështet skenën lokale muzikore dhe i jep një kuptim të ri traditës përmes modernes. Platforma Curious X bashkon traditën dhe bashkëkohoren përmes muzikës, artit dhe dizajnit.

IQOS ILUMA i

Por çfarë do të ishte vera pa një dozë ritmi? Këtë sezon gjithçka është në shenjën e muzikës, shoqërimit dhe momenteve që do t’i kujtosh gjatë. Dhe nëse je pjesë e botës IQOS, me zërin tënd mund të jesh pjesë e diçkaje më shumë.

Përmes platformës Curious X do të kesh mundësinë të marrësh pjesë në ridefinimin e dy hiteve të përhershme maqedonase dhe të votosh për këngën që do të sjellë tingullin e ri të verës. Programi veror është i mbushur me aktivitete, dhe si përdorues i IQOS, pikërisht përmes IQOS CLUB mund të përfitosh të gjitha avantazhet shtesë që ofron kjo verë.

Votimi është i hapur deri më 30 korrik, dhe përzgjedhja do të shoqërohet me edhe disa surpriza të tjera deri në fund të sezonit.

Të gjitha lajmet dhe informacionet e rëndësishme për përdoruesit e IQOS mund të merren përmes profilit në Instagram: iqos_mk.

Ky produkt nuk është pa rrezik, lëshon nikotinë që shkakton varësi. Vetëm për të rritur.

Risitë më të fundit

Cili është dallimi midis IQOS ILUMA i dhe versioneve të mëparshme të IQOS?
Lexo më shumë
Ngazëllimi i festivalit kulmoi në Shtip
Lexo më shumë
Prezantim spektakolar i modeleve të reja IQOS ILUMA i
Lexo më shumë
Si funksionon opsioni i pauzës në IQOS ILUMA i të ri
Lexo më shumë