Kushtet dhe Afatet e Faqes së internetit të IQOS™
Mirësevini në ueb-faqen e IQOS. IQOS është produkt i importuar dhe distribuar në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Shoqëria për prodhimin dhe tregtimin e produkteve të duhanit Pilip Morris Kombinati i Duhanit Prilep SHPK Shkup, shoqëri e themeluar sipas ligjeve të Maqedonisë së Veriut, me seli në rr. Maksim Gorki nr. 13, 1000 Shkup, (në tekstin e mëtejmë: “FMKDP”), filiale e Philip Morris International (PMI).
Ueb faqja e IQOS është e destinuar vetëm për të rriturit.
Këto rregulla dhe kushte rregullojnë qasjen tuaj dhe përdorimin e ueb faqes të IQOS.
Ju lutemi, lexoni me kujdes këto rregulla dhe kushte përpara se të filloni të përdorni ueb faqen, pasi kjo do t'ju njohë me përmbajtjen dhe funksionimin e ueb faqes së IQOS.
Duke vazhduar të përdorni ueb faqen e IQOS, ju konfirmoni se jeni i/e rritur, pajtoheni dhe pranoni këto rregulla dhe kushte.
Zbatimi i kushteve dhe rregullave
Këto kushte dhe rregulla zbatohen nga viti 2020 deri në anulimin e tyre nga ana e PMKDP-së.
Garancitë dhe mohimet e përgjegjësisë
Përdorimi i kësaj ueb faqe është tërësisht në përgjegjësinë tuaj. PMKDP dhe palët e treta të përfshira në krijimin e ueb faqes të IQOS nuk janë përgjegjës për asnjë dëmtim, humbje ose ndonjë kosto që rrjedh nga përdorimi, ndryshimet në përmbajtjen e ueb faqes të IQOS ose ndonjë ueb faqe tjetër. Gjithashtu, PMKDP nuk mban përgjegjësi nëse informacioni në ueb faqen e IQOS është i padisponueshëm për shkak të një ndërprerjeje ose mosfunksionimi të rrjetit, si dhe për arsye jashtë kontrollit tonë. Kjo përfshinë, por nuk kufizohet në, dëmtimin e shkaktuar nga viruset e softuerit ose defektet që rezultojnë nga keqpërdorimi i përmbajtjes së ueb faqes.
Të drejtat e pronësisë intelektuale
PMI dhe filialet e saj i zotërojnë të gjitha të drejtat e autoriale dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale në tekste dhe materiale të tjera në ueb faqen e IQOS (duke përfshirë të gjitha informacionet, imazhet, tekstin, dizajnin, materialet video dhe audio). Ndërsa shfletoni përmbajtjen e ueb faqes të IQOS për qëllime jo komerciale, ju mund të shkarkoni përmbajtje dhe/ose t'ua dërgoni atë të tjerëve, por në këto rrethana është e nevojshme të tregoni të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera pronësore që i përkasin Philip Morris International. Asnjë pjesë e kësaj ueb faqe nuk mund të shitet ose shpërndahet për përfitime komerciale, ose të modifikohet ose të përfshihet në publikime ose ueb faqe të tjera. Të gjitha markat tregtare dhe shenjat e shërbimit të shfaqura në ueb faqen e IQOS i përkasin PMI dhe filialeve të saj. Përdorimi i çdo marke tregtare ose shenje nga kjo ueb faqe është e ndaluar. Asgjë që përmbahet në ueb faqen e IQOS nuk duhet të interpretohet si dhënie e ndonjë licence për të përdorur ndonjë markë tregtare.
Nëse dëshironi të përdorni materialin nga ueb faqja e IQOS për ndonjë qëllim tjetër përveç atyre të përcaktuara në këto kushte dhe rregulla, ju lutemi dërgoni një kërkesë në: contact.mk@iqos.com
Saktësia dhe qasja në ueb faqen e IQOS
Ne nuk garantojmë që përmbajtja e ueb faqes dhe/ose faqeve të lidhura është e plotë ose e përditësuar, ose që ueb faqja dhe/ose faqet e lidhura do të jenë gjithmonë të qasshme dhe në dispozicion.
Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar ose mbyllur faqen e internetit të IQOS, përmbajtjen e saj, si dhe të drejtën për të ndryshuar termat dhe kushtet ose për të ndërprerë qasjen në ueb faqen në çdo kohë pa njoftim/publikim paraprak.
"Biskota"
Ueb faqja e IQOS mund të përdorë "Biskotat" për të optimizuar shërbimet. "Biskota" është një skedar i përbërë nga shkronja që ueb-serveri i IQOS i dërgon në dosjen e biskotave të shfletuesit në hard diskun e kompjuterit tuaj. Në këtë mënyrë, ueb faqja e IQOS është në gjendje të krijojë një lidhje midis serverit të internetit dhe shfletuesit të internetit, në mënyrë që t'ju prezantojë një ueb faqe të personalizuar sipas interesave tuaja dhe të përmbushë më mirë nevojat tuaja. Shumica e shfletuesve pranojnë automatikisht biskotat, por zakonisht mund të ndryshoni cilësimet e shfletuesit tuaj për të parandaluar ruajtjen e biskotave. Ne theksojmë se nëse çaktivizoni biskotat, do të kufizoni shërbimin që mund të ofrojmë dhe kjo mund të ndikojë në përvojën tuaj si vizitor.