Kushtet e Dorëzimit të Porosisë

1. Rreth nesh

Platformën për dorëzimin e porosive të bëra nëpërmjet www.iqos.com e udhëheq Shoqëria për prodhimin dhe tregtimin e produkteve të duhanit Philip Morris Kombinati i Duhanit Prilep SHPK Shkup, kompani e themeluar sipas ligjeve të Maqedonisë së Veriut, me seli në ul. Maksim Gorki nr. 13, 1000 Shkup, Maqedonia e Veriut (në tekstin në vijim: “PMKDP”).

2.  Cili është qëllimi i këtyre Kushteve?

  1. Qëllimi i Kushteve të porositjes dhe dorëzimit online është t'ju shpjegojë rregullat dhe parimet bazë për porositjen përmes platformës sonë, si dhe marrëdhëniet juridike që rrjedhin prej tyre. Këto Kushte të porositjes dhe dorëzimit në onlne heqin qëllimisht përshkrimet e hollësishme të çështjeve që janë vetë-shpjeguese. Rregullat dhe kushtet janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe angleze. Në rast mosmarrëveshjeje, mbizotëron versioni në gjuhën maqedonase.
  2. Platforma e porositjes dhe dërgesës online është e dedikuar për porosi me adresë dërgese në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  3. Për të shmangur dyshimet, porositë e bëra përmes platformës online të PMKDP-së nuk krijojnë një kontratë detyruese ndërmjet PMKDP-së dhe jush. Dorëzimi dhe shitja e produkteve kryhet nga Ekspanda SHPK (në tekstin në vijim: Ekspanda), dhe duke vepruar kështu, të gjitha të drejtat dhe detyrimet e përbashkëta do të përcaktohen midis Ekspandës dhe jush.
  4. Sipas këtyre Kushteve, ju pranoni që përfaqësues të autorizuar të Ekspandës mund t'ju kontaktojnë për çështje që lidhen me përcaktimin e dorëzimit dhe shitjes së produkteve.

3. Pse duhet të dimë moshën tuaj?

  1. Duke qenë se produktet e ofruara në platformën tonë të porositjes dhe dërgesës online janë pajisje elektronike për përdorimin e produkteve të duhanit pa tym, ne duhet të sigurohemi që të mos shesim dhe dorëzojmë produktet që janë pjesë e platformës sonë personave nën moshën 18 vjeç. Prandaj, ne kërkojmë verifikimin tuaj të moshës kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe ne kontrollojmë moshën tuaj pas regjistrimit, ashtu siç bëjnë përfaqësuesit e autorizuar nga Ekspanda gjatë procesit të shitjes dhe dorëzimit të produkteve.
  2. Ne nuk do të shesim apo dorëzojmë produktet tona personave nën moshën 18 vjeç.
  3. Platforma e porositjes, shitjes dhe dërgesës online është në dispozicion vetëm për përdoruesit e regjistruar. Ne verifikojmë moshën me regjistrimin dhe/ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar nga Ekspanda gjatë procesit të shitjes dhe dorëzimit, nëpërmjet dokumenteve personale të përdoruesit (kartë identiteti, patentë shoferi, pasaportë); Të gjitha këto i bëjmë për të respektuar ligjin.
  4. Nëse jeni nën 18 vjeç dhe regjistroheni, regjistrimi juaj do të anulohet menjëherë sapo të marrim dijeni.

4.  Si dhe ku bëhet dorëzimi?

  1. Ju zgjidhni një produkt dhe vendndodhjen e dorëzimit në seksionin e porosive, ku gjithashtu mund të gjeni të gjitha informacionet për produktet dhe çmimet e tyre. Oferta në platformën e porosive nuk është e detyrueshme dhe vlen për sa kohë që është në stok. Shuma minimale e porosisë është 300 (treqind) denarë.
  2. Duke plotësuar dhe dorëzuar formularin e porosisë, ju po dërgoni një ofertë që një përfaqësues i autorizuar nga Ekspanda të kontaktojë me ju. Brenda 5 ditëve, oferta mund të pranohet plotësisht ose pjesërisht (me marrëveshje të ndërsjellë) ose oferta mund të refuzohet.
  3. Me pranimin e ofertës porosia konfirmohet nga Ekspanda. Të gjitha aspektet e tjera do të rregullohen me ligjet dhe rregulloret ekzistuese.

5. Kur bëheni pronar i produkteve të porositura?

  1. Pronësia e produkteve të porositura përmes platformës së porositjes online kalon tek ju pasi produkti të dorëzohet nga përfaqësuesi i autorizuar i Ekspanda në adresën tuaj dhe pasi të keni paguar çmimin total të produktit, pra çmimin që ishte i vlefshëm në momentin e porositjes.
  2. Kjo do të thotë që ju merrni përsipër rrezikun e dëmtimit të produkteve pas marrjes së produkteve