Pëlqim për përpunimin e të dhënave

Kontrolluesi i të dhënave personale: Shoqëria për prodhimin dhe tregtimin e produkteve të duhanit Pilip Morris-Kombinati i Duhanit Prilep SHPK Shkup, me adresë rr. Maksim Gorki nr. 13, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut (në tekstin në vijim: “PMKDP”)

Qëllimet e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale:

  • Ofrimi i mbështetjes së klientit për blerësit e pajisjeve elektronike IQOS™.
  • Anketimi i blerësve për hulumtimin e tregut, nëpërmjet një agjencie hulumtuese që do të caktohet nga PMKDP.
  • Komunikimi me klientët në të ardhmen.

  • DEKLARATA E PËLQIMIT PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

    Duke nënshkruar ose pranuar ndryshe këtë dokument, unë konfirmoj se:

  • jam person i/e rritur mbi 18 vjeç;
  • jam duhanpirës ose përdorues i produkteve të tjera që përmbajnë nikotinë;
  • Të dhënat personale për emrin dhe mbiemrin tim, gjininë, datën e lindjes, numrin e telefonit celular, adresën e postës elektronike, qytetin dhe shtetin e banimit dhe të dhëna të tjera që i jap vullnetarisht (në tekstin e mëtejmë: "Të dhënat personale") janë të vërteta dhe të sakta.

  • Për më tepër, unë i jap pëlqimin tim PMKDP-së për të mbledhur, ruajtur, përpunuar dhe përdorur Të dhënat personale për qëllimet e përshkruara më sipër, përkatësisht:

  • Pajtohem që të më kontaktojnë nga PMKDP-ja ose ofruesi i autorizuar i shërbimit për PMKDP-në (përmes telefonit, postës, e-mailit, SMS, etj.) për të më ofruar mbështetje për përdoruesit dhe për të më dhënë informacion dhe njoftime në lidhje me funksionimin dhe veçoritë e pajisjeve IQOS™ dhe produktet e ndërlidhura, pajisjet e konsumit, duke përfshirë informacionin dhe materialet në lidhje me prezantimin e markës, ndryshimet e paketimit, ngjarjet, aktivitetet e tregut dhe/ose rregulloret e produktit dhe informacione të tjera që PMKDP-ja i konsideron domethënëse dhe të rëndësishme;
  • Pajtohem që PMKDP-ja mund të transferojë ose përpunojë të Dhëna Personale përmes filialeve të saj, ose, në bazë të marrëveshjeve përkatëse, përmes palëve të treta, ose (nëse kërkohet me ligj) autoriteteve publike, në Maqedoninë e Veriut ose jashtë saj, në vende që janë anëtare të Bashkimit Evropian ose Zonës Ekonomike Evropiane ose në vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian ose Zonës Ekonomike Evropiane që ofrojnë një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave personale (duke përfshirë, por pa u kufizuar në, Zvicrën ose Izraelin), për qëllimet e përshkruara më sipër, si dhe për qëllime analitike dhe qëllime të kryerjes së hulumtimit të tregut dhe anketave të konsumatorëve (e kuptoj që mund të refuzoj të marr pjesë në to në çdo kohë). Unë gjithashtu kuptoj se në të gjitha rastet në të cilat të dhënat personale transferohen jashtë Maqedonisë së Veriut, PMKDP-ja do të sigurojë që vendet e huaja janë ato që ofrojnë nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave personale, duke përfshirë siç njihet nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose nga Komisioni Evropian, si dhe se masat e duhura të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale do të zbatohen në ato vende, në përputhje me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë, kur është e nevojshme, përmes lidhjes së klauzolave standarde kontraktuale të miratuara nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose nga Komisioni Evropian;
  • Pajtohem që PMKDP-ja t'i ruajë të dhënat personale në mënyrë të sigurt në Maqedoninë e Veriut ose jashtë saj, në përputhje me ligjet e Maqedonisë së Veriut, për periudhën e nevojshme për të arritur qëllimet për të cilat ato janë mbledhur, përveç nëse e tërheq pëlqimin tim më herët;
  • Pajtohem që çdo bisedë telefonike midis meje dhe operatorit nga Shërbimi i Konsumatorit të IQOS™ të regjistrohen për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara.
  • Jam i/e vetëdijshëm/e se kam të drejtë të tërheq pëlqimin tim në çdo kohë, pa cënuar ligjshmërinë e përpunimit që bazohej në pëlqimin përpara se të tërhiqej. Megjithatë, e kuptoj që tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë në aftësinë e PMKDP-së për të arritur objektivat e mësipërm.

    Jam i/e vetëdijshëm/e se kam të drejtë të kërkoj nga PMKDP-ja qasje, korrigjim (plotësim, përditësim) ose fshirje të të dhënave personale ose kufizim të përpunimit të të dhënave personale, ose të drejtën për të kundërshtuar përpunimin, si dhe të drejtën e transportueshmërisë së të dhënave. Gjithashtu jam i vetëdijshëm se mund të kontaktoj edhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me ushtrimin e të drejtave të mia ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale.

    E kuptoj që mund të tërheq pëlqimin tim, ose të kërkoj informacion në lidhje me masat që PMKDP zbaton për të mbrojtur të dhënat e mia personale, ose të ushtroj të drejtat e mia të tjera të përshkruara më sipër në çdo kohë, duke kontaktuar PMKDP-në me postë në rr. Maksim Gorki nr. 13, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, ose me e-mail në adresën në vijim: contact.mk@iqos.com.

    Unë e kuptoj se PMKDP merr përsipër të respektojë privatësinë time, të mbajë të sigurta të dhënat e mia personale dhe të sigurojë që çdo transferim dhe/ose përpunim i tyre i lejuar nga unë kryhet në përputhje me standardet e BE-së dhe standardet e aplikueshme në Maqedoninë e Veriut. Çdo komunikim nga PMKDP do t'i referohet të dhënave që kam ofruar. E kuptoj që mund të lexoj më shumë informacion rreth politikës së privatësisë së Philip Morris International në Njoftimi i privatësisë së konsumatorit të PMI (PMI Consumer Privacy Notice) . Nëse nuk dëshiroj të marr informacione të mëtejshme nga FMKDP-ja, mund të kontaktoj nëpërmjet contact.mk@iqos.com duke kërkuar nga PMKDP që të fshijë të dhënat e mia personale brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës.