09/04/2026

Ofertë speciale online

E kemi pritur gjatë pranverën dhe ajo më në fund erdhi. Ditët që pasojnë janë ideale për t'i kushtuar kohë vetes, miqve apo më të dashurve tanë. Shfrytëzo vikendin e zgjatur dhe festat për të eksploruar vendet që keni ëndërruar, por që vazhdimisht keni shtyrë t'i vizitoni. Bëhu nismëtar i një aventure të re që do të jetë nga ato që mbahen mend përgjithmonë. Organizo detajet dhe mos harro që IQOS të jetë pjesë e përvojës së plotë këtë pranverë.

Çfarë ka të re në IQOS këtë sezon?

Pranvera zgjon shpirtin aventuresk, prandaj pse të mos zgjojë çmime të reja IQOS dhe dhurata të reja? Zgjidh IQOS ILUMA i me çmim pranveror online prej 1490 denarë, me dhuratë një bateri të jashtme ose IQOS ILUMA i PRIME cili është në dispozicion me çmim prej 4490 denarë, po ashtu me dhuratë një bateri të jashtme. Me një dhuratë të tillë, ti je definitivisht gati për aventurë.

Shfrytëzo mundësinë pranverore për të porositur pajisjet IQOS me çmime speciale edhe përmes Shportës, që të ofron një zgjidhje të thjeshtë dhe të shpejtë. Zgjidh ta pranosh pajisjen në adresën tënde ose përmes opsionit Click and Collect, në njërën nga pikat e IQOS.

pranevere

Mos e humb mundësinë për të pasur një IQOS të ri këtë pranverë

Oferta ka filluar më 01.04.2026 dhe do të zgjasë deri më 30.04.2026 ose deri në harxhimin e sasive. Kjo do të thotë se duhet të nxitosh dhe të shfrytëzosh përfitimet në periudhën kur pranvera është më e bukura.

Pse pranvera dhe IQOS shkojnë në mënyrë perfekte bashkë?

Me ditët e para me diell kthehet dëshira për lëvizje dhe shoqërim, kështu që çdo moment jashtë merr një kuptim tjetër. Bateria e jashtme që vjen si dhuratë me IQOS ILUMA i dhe IQOS ILUMA i PRIME është një aksesor praktik që mundëson që pajisja të jetë gjithmonë gati, pavarësisht nëse jeni për shëtitje, kafe, blerje apo në një qëndrim më të gjatë jashtë qytetit.

Shijo pranverën dhe momentet që e bëjnë të përditshmen më të lehtë dhe më të bukur, me një pajisje që përshtatet natyrshëm me ritmin tënd.

I yti,
IQOS

Risitë më të fundit

Si të arrini deri te udhëtimi ngazëllues 48-orësh me IQOS?
Lexo më shumë
Ji në lëvizje të pandalshme me IQOS ILUMA i UNLOCK Limited Edition
Lexo më shumë
Fito 48 orë vozitje të paharrueshme
Lexo më shumë