05/05/2026
Kurioziteti është nxitësi i njerëzve që janë vazhdimisht në kërkim të diçkaje të re, diçkaje ndryshe dhe emocionuese. Curious X mbështet të gjithë ata që shohin gjithçka me eksitimin, sfidën dhe dëshirën për diçka të re. Njerëzit që i duan sfidat dhe i ndryshojnë gjërat.
Vitin e kaluar patëm një reagim të mrekullueshëm dhe një bashkëpunim të shkëlqyer me Aleksandra Janevën dhe Dreadpen, kur në Curious X platformën ridefinuam artin maqedonas. Tani jemi gati dhe të emocionuar për një sfidë të re në emër të veprës së artistit të njohur maqedonas të tatuazheve – Goran Miqiq.
Dizajni Curious X i Miqiqit është në kulmin e tij, dhe përdoruesit e IQOS janë sërish në rolin e jurisë kryesore që do të zgjedhë se cili dizajn do të realizohet në një koleksion urban.
I frymëzuar nga lëvizja e vazhdueshme, ai krijoi vepra që flasin për kërkimin e pandërprerë drejt diçkaje të re, emocionuese dhe të pasigurt.
Të dy dizajnet janë krijuar për diçka shumë më të madhe se një tatuazh standard dhe quhen Velocity dhe Motion. Së shpejti përdoruesit e IQOS do të mund të votojnë për njërin prej tyre edhe në ueb faqen Curious X, ndërsa dizajni fitues do të përjetësohet në një version ndryshe. Çfarë versioni? Na ndiqni me vëmendje për të mësuar më shumë.
Ekipi i IQOS po përgatit një ngjarje të madhe në Roosty më 7 maj, ku komuniteti IQOS jo vetëm që do të shoqërohet, por do të ketë mundësinë të jetë dëshmitar i një tjetër rritjeje të kufijve të artit maqedonas, këtë herë përmes artistit të tatuazheve Goran Miqiq. Ngjarja fillon nga ora 20:00.
Ndiqni postimet në faqen tonë në Instagram dhe kontrolloni çdo ditë për lajme të reja. Vetëm kështu do të jeni ndër të parët që do të zbuloni se për çfarë bëhet fjalë.
I yti,
IQOS