23/06/2026
Vera nuk ndalet kurrë, nuk është kurrë e njëjta, dhe i tillë është edhe arti i dizajnit. Lëviz, shkëlqen, ndryshon me çdo rreze, çdo tingull, çdo moment që zgjat pak më shumë se ç'pritej. Por nëse çdo moment i verës do ta kishte remiksin e vet? Koleksioni? IQOS ILUMA i REMIX Limited Edition është krijuar pikërisht për ta kapur këtë ritëm përmes nuancave të tij që ndryshojnë ngjyrë. I lehtë, i ndritshëm, fluid. Verë, por në një version të ri.
IQOS ILUMA i REMIX është një koleksion pajisjesh dhe aksesorësh në edicion të limituar, i frymëzuar nga vera, drita e saj dhe lëvizja e saj e vazhdueshme. Çdo pajisje, IQOS ILUMA i PRIME, IQOS ILUMA i dhe IQOS ILUMA i ONE, vjen me nuanca të shndritshme që ndryshojnë sipas këndit nga i cili bie drita.
Dizajn i rafinuar me pulsim veror. IQOS ILUMA i PRIME REMIX Limited Edition bashkon pamjen elegante metalike me nuanca të ndritshme tirkiz që të kujtojnë reflektimin e parë të mëngjesit në ujë. Mbresëlënës dhe elegant nga dizajni, shkëlqimi dhe energjia verore, kjo pajisje është krijuar për ata që kërkojnë diçka të veçantë.
Mbështjellësi i shndritshëm IQOS ILUMA i REMIX Limited Edition kalon nga blu, në jeshile, deri në të arta, sikurse vera që lëviz në ritmin e vet. Ky është një dizajn që nuk ndalet kurrë. Pamja e tij ndryshon me dritën dhe krijon ndjesinë e një lëvizjeje të vazhdueshme. Zgjedhje ideale për ata që duan ngjyra dinamike, irizuese dhe një pajisje që dallohet menjëherë nga e zakonshmja.
IQOS ILUMA i ONE REMIX Limited Edition është krijuar për ditët e verës që fillojnë spontanisht dhe zgjasin më shumë se ç'ishte planifikuar. Është kompakt, i lehtë dhe i shndritshëm. Gradienti i tij mbresëlënës pasqyron ritmin e ditëve të nxehta me një ngjyrë që ndryshon si drita në lëvizje. I vogël në madhësi, praktik për t'u mbartur dhe krijuar për ata që duan ta marrin verën me vete.
Ndrysho pamjen e pajisjes tënde me aksesorë të krijuar për të plotësuar stilin REMIX. Nga mbështjelljet irizuese deri te rrathët dinamikë, çdo detaj sjell shkëlqimin e vet, lëvizjen e vet dhe një pjesë të ritmit të verës:
Pse vera të jetë e zakonshme dhe e mërzitshme, kur mund të krijosh një ritëm të ri dhe ta bësh atë të veçantë? IQOS ILUMA i REMIX Limited Edition sjell më shumë se thjesht një pamje të re sezonale. Sjell një dizajn që ndryshon, funksione që përshtaten dhe ndjesinë se çdo detaj është krijuar për momente verore me edhe më shumë shkëlqim.
Sasitë e pajisjeve IQOS ILUMA i REMIX janë të limituara dhe në dispozicion deri në shpenzimin e stoqeve. Pra, nëse dëshiron që kjo verë të marrë një nuancë të re, një shkëlqim të ri dhe remiksin e saj, zbuloje dhe zgjidhe pajisjen dhe aksesorët e tu IQOS ILUMA i REMIX sa kohë që ka ende në stok.
Pajisjen e re IQOS ILUMA i REMIX dhe aksesorët për të mund t'i blesh online ose të vizitosh dyqanin më të afërt përmes hartës së pikave të shitjes. Zbulo koleksionin, zgjedh pamjen tënde verore dhe bëj remiksin e verës me një hap të ri e të shndritshëm edhe sot.