Përvojë më e thjeshtë dhe më e pastër
„Pajisje gjithçka në një“
13/06/2025
Përvojë interaktive me gastronomi molekulare, muzikë sensuale, surpriza speciale dhe zbulim i një risie janë në agjendë për takimin e ardhshëm të IQOS-it – një event që me siguri do t’jua stimulojë të gjitha shqisat.
Më 14 qershor (e shtunë), prej orës 12:00 deri 15:00, në East Gate Mall, ju pret eventi Curious – një përjetim që do ta mbani mend për emocionet e zgjuara dhe kujtimet shqisore që lë pas.
Do të hidhni hapin drejt një mikrokosmo ku gjithçka është përzgjedhur me kujdes – me qëllim që t’ju shkëpusë nga e dukshmja dhe t’ju udhëheqë drejt një bote ku shqisat nuk janë më thjesht mjete për mbijetesë, por bëhen detektorë dhe guida për përvoja të reja.
Në dorë do të mbani një pije që duket si eliksir – poezi e distiluar në formë koktejli, ndërsa syrin do t’jua tërheqin meze të cilat do të shpërthejnë në tekstura dhe aroma të papritura në gojën tuaj. Magjia e gastronomisë molekulare do të vijë në jetë nga mjeshtrit kulinarë të Les Scientists para syve të të pranishmëve – çdo kafshatë apo gllënjkë do të jetë si zbulimi i një sekreti të vogël.
Ajri do të vibrojë nga tingujt e një muzike të kuruar me kujdes – një pjesë tjetër e mozaikut për një përvojë të plotë shqisore.
Dhurata premium – vera e krijuar enkas për këtë event – nuk do të jetë thjesht një suvenir, por një vazhdim i përvojës që do ta merrni me vete, duke ju rikthyer ndjesitë edhe pasi dritat të jenë shuar.
Përveç kësaj, do të fitoni edhe pikë statusi: çdo vizitor i IQOS butik-ut do të marrë 10 pikë, një kontribut simbolik por i vlefshëm për statusin tuaj dhe privilegjet e ardhshme në kuadër të IQOS CLUB.
Ngjarja është e dedikuar për përdoruesit e IQOS-it dhe konsumatorë të rritur që janë të interesuar për botën e IQOS – për ata që gjithmonë duan më shumë dhe mezi presin të përjetojnë valën e parë të asaj që vjen.
A do të jeni aty kur të zbulohet diçka ndryshe – por në stilin e njohur dhe të dashur? Nuk mund të zbulojmë më shumë detaje... por ndoshta tashmë e ndieni që bëhet fjalë për diçka speciale, apo jo?