Të avancuara, intuitive, inovative
Përvojë më e thjeshtë dhe më e pastër
„Pajisje gjithçka në një“
20/08/2025
Ohri dhe Struga janë simbol i pushimeve idilike verore buzë liqenit, por këtë vit pulsojnë me energji të re dhe në një ritëm ndryshe. Sezoni 2025 është pasuruar me një program në katër lokacione që freskon pushimet klasike me një dimension të ri.
Nga festat e fundjavës nën diell, tek mbrëmjet e kinemasë në natyrë, e deri te jeta e gjallë e natës në port, Ohri dhe Struga po e rishkruajnë imazhin e verës buzë liqenit. Aktivitetet e reja janë tërheqëse për të gjithë ata që duan ta kombinojnë pushimin me stilin urban dhe të përjetojnë momente që mbeten gjatë në kujtesë.
Ja cilat janë “pikat e nxehta” që krijojnë hartën e re urbane të Ohrit dhe Strugës:
1. Park Golden Beach – për argëtim nën diell
Park Golden Beach është epiqendra e energjisë pozitive. Çdo të shtunë, plazhi i njohur shndërrohet në skenë për evenimente me muzikë dhe surpriza, duke ofruar një përvojë të re në çdo vizitë.
2. Versus Beach Bar – për relaks të së dielës
Versus Beach Bar në Strugë bashkon estetikën boho dhe atmosferën e qetë me ritme urbane. Çdo të dielë mund të shijoni muzikë të këndshme, ambient të ngrohtë dhe shoqëri buzë liqenit. Bari është destinacioni ideal për të “mbyllur” fundjavën.
3. SU Restaurant & Bar – për kinema nën yje
Çdo të martë, SU Restaurant & Bar në Ohër ofron projeksione filmash në natyrë. Në shtrirëse buzë liqenit, me ekran filmi nën yje, ju pret një kombinim i kulturës dhe relaksit. Programi përfshin filma të përzgjedhur me kujdes, maqedonas dhe të huaj.
4. The HarbouR Club – për një natë të paharrueshme
Në portin e Ohrit, The HarbouR Club është vendi ku argëtimi vazhdon pas perëndimit të diellit. Me ahengje ekskluzive, evenimente tematike dhe momente të paharrueshme, klubi ofron një përvojë të vërtetë urbane verore. Përgatituni për një verë të mbushur me ritëm, drita dhe atmosferë që përkufizon shpirtin e Ohrit.
Duke qëndruar pas të gjitha këtyre ngjarjeve, IQOS, përmes Curious for the Summer , i shton edhe më shumë vibracione magjike verës në Ohër dhe Strugë, duke bashkuar kulturën, artin dhe teknologjitë e reja. IQOS ka përgatitur një përvojë të vërtetë verore që nuk duhet humbur – prisni kreativitet, emocion dhe ndjesinë se jeni në vendin e duhur, në kohën e duhur.
Përvoja e vërtetë verore është pikërisht para jush. Ndiqni @iqos_mk për të gjitha detajet dhe bëhuni pjesë e këtij tregimi!