08/10/2025

Estetika italiane e cila bashkon luksin dhe lirinë avangarde

Kur mendoni për Italinë, natyrshëm ju vijnë ndër mend asociacione me stilin, shijen e mirë dhe dizajnin e guximshëm. Pas njërit prej brendeve më interesante ndërkombëtare në botën e enterierit bashkëkohor qëndron një histori që fillon në mënyrë modeste në tregjet lokale të një qyteti të vogël në Italinë Veriore. Është koha të njiheni me historinë e Seletti, një brend që sot njihet nga adhuruesit e artit, avangardës dhe dizajnit në mbarë botën.

Kush është Seletti?

Kompania u themelua në vitin 1964 nga Romano Seletti në Cicognara, Mantova. Fillimisht merrej me importin dhe shitjen e artikujve të thjeshtë për përdorim të përditshëm, të qasshëm për të gjithë. Gjithçka ndryshon kur djali i tij, Stefano Seletti, në moshën vetëm 17-vjeçare, hyn në biznesin familjar. Me një vizion që i tejkalonte trendet e tregut të asaj kohe, ai hap një kapitull të ri për brendin, duke e kthyer atë në një lojtar të njohur në skenën botërore.

Seletti Cili është stili i Selettit?

Seletti është i njohur për mënyrën se si rrëzon rregullat e “shtëpisë perfekte”. Në vend të enterierëve ku çdo detaj është i përsosur dhe i harmonizuar, ky brend sjell energji, ironi dhe autenticitet. Dizajnet e tyre shpesh janë të guximshme, ndonjëherë provokuese, por gjithmonë të dallueshme. Llamba në formë kafshësh, enë që duken si skulptura, mobilie që ngjajnë me vepra arti pop – çdo pjesë është një kombinim unik i artit dhe funksionalitetit.

Estetikë italiane me tërheqje ndërkombëtare

Seletti është dëshmi se estetika italiane mund të jetë njëkohësisht klasike dhe avangarde. Ky është një brend që arrin të ndërthurë luksin me guximin për të qenë ndryshe. Në një botë dizajni ku shumëkush zgjedh “të sigurtën”, Seletti spikat pikërisht sepse rrezikon dhe krijon objekte që nuk lënë askënd indiferent.

Falë kësaj filozofie unike, Seletti sot është më shumë se një emër në botën e dizajnit – është simbol i autenticitetit dhe guximit, frymëzim për të gjithë ata që duan që shtëpia e tyre të ketë karakter dhe të reflektojë individualitetin e tyre.

Risitë më të fundit

Zbulo 1000 përvoja me IQOS ILUMA i
Lexo më shumë
Kureshtja që e ndryshon përditshmërinë
Lexo më shumë
Share a Code – Gift Benefits
Lexo më shumë
#FollowtheGold nga Sensorium Worlds në Milano
Lexo më shumë