Përvojë më e thjeshtë dhe më e pastër
„Pajisje gjithçka në një“
18/06/2025
Vera në Ohër është një tregim në vete. Jo vetëm për shkak të liqenit, rrugicave të vjetra me kalldrëm apo pamjeve që gjithmonë të marrin frymën, por për shkak të mënyrës se si qyteti i përjeton gjërat. Këtu gjithçka merr një ritëm tjetër. Edhe dita më e zakonshme mund të të befasojë me diçka të re – një përvojë shqisore apo një ngjarje që do ta mbash mend gjatë.
Më 21 qershor, vetëm një ditë para fillimit zyrtar të verës, në Ohrid Mall do të ndodhë diçka që do ta zgjojë kureshtjen tënde. Zona IQOS në Ohrid Mall do të jetë nikoqir i evenimentit Curious, të dedikuar për të gjithë përdoruesit e IQOS dhe konsumatorët e rritur që kërkojnë diçka më shumë dhe ndryshe.
Në periudhen nga ora 12:00 deri në 15:00, atmosfera në zonën IQOS do të jetë e mbushur me art, frymëzim dhe lehtësinë që e karakterizon çdo verë në Ohër. Gjatë këtij evenimenti do të përjetosh një eksperiencë shqisore që do të të nxisë të shijosh momentin.
Gjithsesi, nuk do të mungojë as kati i koktejve me përzierje të lehta, freskuese dhe frutash, që do të të magjepsin para se t’i shijosh. Si nxitje shtesë, ata që do të vijnë të parët do të kenë mundësinë të marrin një bluzë premium me një mural të dizajnuar posaçërisht, frymëzuar nga shpirtërorja, ngjyrat dhe sharmi i Ohrit. Bëhuni të shpejtë sepse sasitë janë të kufizuara.
Evenimenti Curious është një kujtesë se kënaqësia në momentet e papritura është ajo që e bën verën kaq të veçantë. Ndoshta pikërisht kjo e premte do të jetë arsyeja jote e re për të nisur verën ndryshe – në stilin tënd dhe me një dozë kureshtjeje.
Ju presim për një pasdite shoqërore në zonën IQOS në Ohrid Mall të posahapur.