Hapat e para me pajisjen lil SOLID Ez
Zbuloni gjithçka që ju nevojitet për të filluar me lil SOLID Ez, si dhe këshilla për përvojën më të mirë duke përdorur pajisjen tuaj.

Si ta përdorësh lil SOLID Ez?

1. Nëse e përdorni pajisjen për herë të parë, shtypni butonin në pajisje për rreth 2 sekonda për ta ndezur.

2. Hapni kapakun dhe futni patronin.

3. Shtypni butonin në pajisje deri në dridhjen e parë. LED do të fillojë të vezullojë. Pas disa sekondash, drita fillon të ndriçojë vazhdimisht dhe mund të filloni ta përdorni.

4. Para përfundimit të përdorimit, do të ndjeni një dridhje. Kur të keni mbaruar përdorimin e pajisjes, ajo fiket automatikisht.

5. Për ta hedhur patronin, bëni disa lëvizje rrethore me të dhe më pas hiqeni.

6. Mund ta përdorni pajisjen 3 herë radhazi.

Si ta karikosh lil SOLID Ez?

Shtypni butonin në pajisje për të kontrolluar statusin e baterisë.
Monitorimi i statusit të baterisë është i thjeshtë.
Nëse drita është:
- ngjyrë blu, statusi i baterisë është ndërmjet 100-75%

- ngjyrë blu e çelët, statusi i baterisë është ndërmjet 75-35%

-ngjyrë portokalli, statusi i baterisë është ndërmjet 35-1%

- ngjyrë e kuqe, nevojitet karikim

Si ta pastrosh lil SOLID Ez?

1. Fikni pajisjen përpara se ta pastroni dhe lëreni të ftohet pas përdorimit.

2. Hiqeni kapakun nga pajisja.

3. Fusni pecetën e pastrimit dhe bëni disa lëvizje gjysmërrethore.

4. Fusni furçën e pastrimit dhe bëni disa lëvizje gjysmërrethore.

5. Mund të përdorni gjithmonë pastrimin automatik të pajisjes duke shtypur butonin e pajisjes 5 herë.

Hulumtoni faqen tonë FAQ dhe gjeni përgjigjet e pyetjeve tona.

A ju duhet mbështetje për përdorimin e lil SOLID Ez?
Apo ndoshta ndonjë këshillë? Mësoni se si të përdorni, pastroni dhe karikoni lil SOLID Ez dhe gjeni këshilla të shpejta.
pajisje lil SOLID Ez në dru
Keni nevojë për ndihmë? Na kontaktoni!
Këtu jemi për ju edhe në kanalet digjitale.
Fillo bisedë drejtpëdrejt
Telefononi ekspertët tanë në 0800 99 099.
Nëse keni pyetje. Na shkruani në postën tonë elektronike
Qëndroni të azhurnuar me risitë dhe ofertat.
Pyetjet më të shpeshta lidhur me IQOS.
Gjeni lehtë pikën më të afërt të shitjes afër jush.
Ky produkt nuk është pa rrezik. Lëshon nikotinë që shkakton varësi. Vetëm për të rritur.