Hapat me
IQOS ILUMA ONE

Disa hapa të thjeshta për përdorim të IQOS ILUMA ONE

1. Prekni butonin në IQOS ILUMA ONE për të kontrolluar statusin e baterisë. Nëse statusi i baterisë është në nivel të ulët, atëherë karikoni pajisjen me adapterin e korrentit që vjen me pajisjen. Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të zgjasë deri në 90 minuta.

2. Duke shtypur butonin për katër sekonda mund të ndizni/fikni pajisjen.

3. Hapeni kapakun dhe futni butësisht patronin me dizjan special. Shtypni butonin për të paktën 1 sekondë derisa IQOS ILUMA ONE të fillojë të dridhet dhe dritat e statusit të vezullojnë në të njëjtën kohë. Filloni ta përdorni sapo IQOS ILUMA ONE të fillojë të dridhet dhe dritat e statusit të pushojnë së vezulluari.

4. Kur ndjeni një dridhje më shumë dhe vetëm një dritë vezullon e bardhë, përvoja juaj me IQOS ka përfunduar pothuajse (30 sekonda ose 2 tërheqje). Mbyllni kapakun e pajisjes duke e rrëshqitur pas përdorimit.

Karikimi i IQOS ILUMA ONE

1. Prekni butonin në pajisjen tuaj IQOS ILUMA ONE për të kontrolluar statusin e baterisë. Nëse pjesa e poshtme e dritës në formë vije vezulon në të verdhë, kjo do të thotë se bateria është bosh.

2. Karikoni pajisjen IQOS ILUMA ONE duke përdorur adapterin e korrentit dhe kabllon e karikimit që vijnë në kutinë me pajisjen. Për të karikuar plotësisht pajisjen, futeni ngarkuesin në një prizë elektrike për të paktën 75 minuta. Kur pajisja të jetë e ngarkuar plotësisht, të gjitha dritat do të shkëlqejnë të bardha dhe më pas do të fiken.

Këshilat për përdorimin e IQOS ILUMA ONE

iluma one këshilla futje të patronit

Patronë të futur me dizajn special

IQOS ILUMA ONE përdoret me patronë me dizajn special, ato janë të disponueshme dhe nuk ripërdorin patronë tashmë të përdorur.

iluma one këshilla për karikim

Mirëmbajtja e baterisë

Karikimi ditor i karikuesit të xhepit IQOS ILUMA ONE është mënyra më e mirë për t'u siguruar që gjithmonë të mund të kënaqeni duke përdorur IQOS-in tuaj. Karikoni pajisjen me një adapter korrenti të miratuar nga prodhuesi.

iluma one këshilla personalizim

Personalizo pajisjen tënde

Mund të aktivizoni ose çaktivizoni lëvizjet inteligjente përmes aplikacionit IQOS dhe të vendosni disa parametra për pajisjen tuaj.

IQOS ILUMA™ pajisjet përdoren ekskluzivisht me patronë me dizajn të veçantë. Mos i përdor IQOS ILUMA™ pajisjet me patronë të destinuara për gjeneratat e mëparshme të IQOS.

IQOS ILUMA ONE udhëzim për përdoruesin

Keni nevojë për mbështetje apo ndoshta ndonjë këshillë? Mësoni se si të përdorni dhe karikoni IQOS ILUMA ONE dhe gjeni këshilla të shpejta.

Këtu jemi për ta zgjidhur çdo sfidë me pajisjen tënde

Keni nevojë për ndihmë? Na kontaktoni!
Këtu jemi për ju edhe në kanalet digjitale.
Qëndroni të azhurnuar me risitë dhe ofertat.
Nëse keni pyetje, na shkruani në postën tonë elektronike.
Pyetjet më të shpeshta lidhur me IQOS.
Kërkoni ekspertët tonë në 0800 99 099.