Të avancuara, intuitive, inovative
Përvojë më e thjeshtë dhe më e pastër
„Pajisje gjithçka në një“
KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN „FOLLOW THE GOLD“
Programi “Follow The Gold” është një aktivitet i organizuar në kuadër të platformës për ngjarje dhe përvoja IQOS Curious X. Me këtë program, përdoruesit e regjistruar të IQOS, në përputhje me kushtet e përgjithshme të mëposhtme, kanë mundësinë të renditen për të qenë pjesë e udhëtimit IQOS Curious X në Milano, Itali nga 24.10 deri më 26.10.2025 dhe të marrin pjesë në ngjarjen ekskluzive „Sensorium Worlds“ më 25.10.2025.
Kushtet e përgjithshme për pjesëmarrje në programin “Follow The Gold” vlejnë për të gjithë përdoruesit e regjistruar të IQOS që janë të rritur, të cilët më tej në tekst do të quhen „Pjesëmarrës“. Philip Morris Tutunski Kombinat Prilep SH.P.K. Shkup ka të drejtë të pezullojë, ndërpresë ose ndryshojë Kushtet e Përgjithshme për pjesëmarrje në programin “Follow The Gold” në çdo kohë dhe për çdo arsye, për çka të gjithë përdoruesit e regjistruar që konsiderohen si Pjesëmarrës deri në atë moment do të njoftohen në të njëjtën ditë kur ndryshimet hyjnë në fuqi.
Programi “Follow The Gold” zgjat nga 23.9 deri më 29.9.2025. Çdo Pjesëmarrës në program duhet të:
Kuizi “Follow The Gold” që duhet ta përfundojnë Pjesëmarrësit përmban 13 pyetje, ku çdo përgjigje e saktë sjell një numër të caktuar pikësh. Pjesëmarrësit renditen sipas numrit të pikëve të fituara. Tre Pjesëmarrësit e parë me numrin më të madh të pikëve kanë të drejtë të marrin pjesë në udhëtimin shpërblyes. Në rast se dy ose më shumë Pjesëmarrës kanë numër të njëjtë pikësh, renditja shtesë do të bëhet sipas shpejtësisë së përfundimit të kuizit, ku përparësi do të ketë Pjesëmarrësi që ka përfunduar kuizin në kohë më të shkurtër.
Udhëtimi IQOS Curious X në Milano, Itali nga 24.10 deri më 26.10.2025 dhe pjesëmarrja në ngjarjen ekskluzive „Sensorium Worlds“ më 25.10.2025 për tre Pjesëmarrësit e parë në renditje.
Udhëtimi i fituar vlen vetëm për Pjesëmarrësin që ka fituar një nga tre vendet e para në listën e renditjes, pa shoqërues. Pjesëmarrësi që ka fituar udhëtimin nuk ka të drejtë ta transferojë atë tek persona të tretë.
Philip Morris Tutunski Kombinat Prilep SH.P.K. Shkup rezervon të drejtën të hetojë pjesëmarrjen në programin “Follow The Gold” me qëllim zbulimin e çdo abuzimi dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar ose eliminuar të njëjtat. Renditja e fituar përmes abuzimit ose mosrespektimit të Kushteve të Përgjithshme nuk do të vlejë për Pjesëmarrësin që e ka fituar në këtë mënyrë.
Philip Morris Tutunski Kombinat Prilep SH.P.K. Shkup do të kontaktojë tre Pjesëmarrësit e parë për t’i njoftuar se kanë fituar të drejtën për udhëtimin shpërblyes dhe rezervon të drejtën të kërkojë të dhëna shtesë në përputhje me ligjin (Numri amëz etj.), për qëllime të rregullimit të detyrimeve ndaj shtetit, përfshirë pagesën e tatimeve, si dhe për qëllime të organizimit të udhëtimit dhe akomodimit për Pjesëmarrësit e parë. Pjesëmarrësit që refuzojnë të dorëzojnë të dhënat shtesë nuk do të mund të marrin pjesë në udhëtim.
Pjesëmarrja është e ndaluar për personat që kanë marrë pjesë në zhvillimin e programit, si dhe për personat e lidhur me ta, si dhe për të punësuarit në kompaninë Philip Morris Tutunski Kombinat Prilep SH.P.K. Shkup.
Këto Kushte të Përgjithshme i nënshtrohen ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje, kompetencë ka Gjykata Themelore Civile në Shkup.
Programi “Follow The Gold” organizohet nga kompania Philip Morris Tutunski Kombinat Prilep SH.P.K. Shkup, rr. Maksim Gorki nr. 13 – 1000, Shkup.